Nisma kundër rezolutës së opozitës, dëshiron një të përbashkët

19 shtator 2018 | 21:19

Ndonëse Kuvendi i Kosovës po dështon të mbajë seancat dhe të votojë ekipin negociator dhe rezolutën e propozuar nga opozita, sipas deputetit të Nismës, Enver Hoti, puna në Kuvend nuk është e bllokuar.

“Kuvendi nuk është i bllokuar. Unë mund të them që për herë të parë kjo qeveri po provon t’i jep kuptimin e vet Kuvendit. Qeveria ka bërë punën e vetë, ka propozuar ekipin negociator. Deklarimet e presidentit të vendit kanë sjell paqëndrueshmëri dhe pavendoshmëri dhe institucioni kryesor që duhet të merret me këtë është Kuvendi”, ka thënë Hoti.

“Ne kemi shkuar atë ditë në seancën e opozitës por jo për ta dhënë votën mirëpo për ta thënë fjalën tonë”, shtoi tutje ai.

Nisma Socialdemokrate nuk do ta votojë rezolutën e propozuar nga opozita pasi sipas Hotit, nëse duhet të bëhet ndonjë rezolutë atëherë ajo duhet të jetë e përbashkët.

“Ne do t’ia bëjmë korumin opozitës por nuk do ta votojmë sepse mendojmë se duhet të bashkohemi të gjithë për ta nxjerrë një rezolutë nëse duhet ndonëse nuk ka dokument më të fortë se sa Kushtetuta e vendit”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i befasishëm nga puna i prokurorit Elez Blakaj, i…