Nisma publikon një video ku anëtarët e LV-së në KQZ kundërshtonin votat nga Serbia

12 nëntor 2019 | 17:39

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, në një konferencë për medie ka publikuar një video në të cilën shihet anëtarët e KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, duke kundërshtuar dhe kërkuar që të refuzohen votat nga Serbia, të cilat  dje i ka anuluar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka anuluar.

Me këtë rast, Sherifi ka thënë se kjo video demaskon moralin e dyfishtë të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me procesin zgjedhor.

“Qëllimi i kësaj konference është për të demaskuar hipokrizinë, dyfytyrësinë, moralin e dyfishtë të Vetëvendosjes, të atyre që pretendojnë të proklamojnë një fillim të ri. Në fakt nuk po paraqesin asgjë më shumë se sa një vazhdim të se keqes në mënyrën e vet, në variantin e tyre”.

“Përderisa LV-ja ishte e kënaqur me 29 mandatet që ia ka dhënë populli i refuzonte votat nga Serbia. Por kur e pa që përmes 3 mijë të tjerave mund të grabisë 6 mandate të Nismës, atëherë i hoqi maskat. Nga patriot doli grabitqar. Kjo parti dëshiron të grabisë votat që kanë dalë nga 42 mijë votues të Nismës të rregullta dhe të ligjshme përballë 3 140  vota kriminale”, ka thënë Sherifi.

NISMA Socialdemokrate mban konferencë për medie (Drejtpërdrejt)

Gepostet von NISMA Socialdemokrate am Dienstag, 12. November 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova e ka marrë presidencën e Grupit Rajonal për Zhvillimin…