Nisma: Tërheqja e Martyt nga shërbimi sekret serb është ndihmë e madhe për drejtësinë

10 prill 2022 | 12:16

Nisma Socialdemokrate ka reaguar përmes një komunikate për raportimet se ish-senatori zviceran, Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet sekrete serbe me vdekje.

Në këtë komunikatë flitet për akuzat e sajuara të Martyt për trafikim organesh nga UÇK-ja.

“Sajimi i një akuze të tillë kishte për funksion të dëmtonte imazhin e luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe sidomos rezultatin e kësaj luftë: pavarësinë e shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Nismës Socialdemokrate.

Nisma në këtë komunikatë ka theksuar se në funksion të dëmtimit të çështjes së pavarësisë së Kosovës, shërbimi sekret serb kishte planifikuar vrasjen e Dick Martyt dhe për këtë t’i fajësonte shqiptarët.

“Prandaj lajmi që Dik Marty është në mbrojtje të lartë policore për shkak që shërbimet serbe kanë dashur ta vrasin me qëllim që t’ua lënë fajin shqiptarëve, konfirmon katërcipërisht se ky shtet nuk ka hequr dorë nga logjika terroriste e funksionimit të tij. Prandaj, tërheqja publike e Dick Martyt nga shërbimi që i ka bërë shërbimit sekret serb që ka planifikuar edhe vrasjen e tij, është ndihma më e madhe që ai mund t’i japë drejtësisë”, thekson Nisma Socialdemokrate, e drejtuar nga Fatmir Limaj.

Komunikata e plotë e Nismës:

Më 24 tetor të vitit 2018, në “TV HAPPY”, ambasadori i Serbisë në Zvicër, Milan St Petriq, rrëfeu për mënyrën se si iu dhanë Dick Martyt provat e sajuara nga shërbimi sekret i Serbisë për të ashtuquajturin trafikim me organet njerëzore nga UÇK-ja.

Sajimi i një akuze të tillë kishte për funksion të dëmtonte imazhin e luftës çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe sidomos rezultatin e kësaj luftë: pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Në funksion të dëmtimit të çështjes së pavarësisë së Kosovës, Shërbimi Sekret i Serbisë kishte planifikuar të vriste Dick Martyn dhe për këtë vrasje të fajësonte shqiptarët. Një lajm i tillë mund të befasojë ata që nuk e njohin funksionimin e shërbimit sekret serb. Të gjithë njohësit e asaj çfarë ka ndodhur gjatë luftërave në procesin e shpërbërjes së Federatës Jugosllave e dinë fare mirë se Shërbimi Sekret i Serbisë nuk ngurroi të vrasë edhe fëmijë serbë dhe malazes vetëm e vetëm t’u lihet faji shqiptarëve (Rasti në kafenenë “Panda” është vetëm njëri nga rastet e shumta). Prandaj lajmi që Dik Marty është në mbrojtje të lartë policore për shkak që shërbimet serbe kanë dashur ta vrasin me qëllim që t’ua lënë fajin shqiptarëve, konfirmon katërcipërisht se ky shtet nuk ka hequr dorë nga logjika terroriste e funksionimit të tij.

Prandaj, tërheqja publike e Dick Martyt nga shërbimi që i ka bërë shërbimit sekret serb që ka planifikuar edhe vrasjen e tij, është ndihma më e madhe që ai mund t’i japë drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG kërkon me çdo kusht të blindojë Kylian Mbappe, janë…