Nisma thërret debat parlamentar për deklaratat e Daçiqit për çështjen e të pagjeturve

28 tetor 2020 | 14:40

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë ka inicuar në Kuvend debat parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërteten për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur.

Ky debat parlamentar do të mbahet në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Në mocionin përmbajtësor të propozuar nga iniciuesit e këtij debati, ndër të tjera thuhet që në emër të përfaqësuesve legjitim të popullit të Kosovës t’i kërkohet BE-së dhe ShBA-ve, por edhe institucioneve relevante ndërkombëtare që të ndërhyjnë energjikisht për ta detyruar Serbinë të ndriçojë tërësisht fatin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhirollogaritë e dy ndërmarrjeve publike kryesore në vend, janë bllokuar…