Nisma themelon dy nëndegë të reja në Kaçanik

14 prill 2018 | 21:52

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka marrë pjesë në një aktivitet partiak në Kaçanik.

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate po shtrihet çdo ditë e më shumë anekënd Kosovës.

“Njerëz me vullnet të mirë çdo ditë po i bashkohen radhëve tona në çdo lagje, fshat e qytet. Sot bashkë me strukturat e degës së Nisma në Kaçanik, themeluam edhe dy nëndegë të reja në këtë qytet, ku u zgjodhën edhe kryetarët e tyre, Naim Runjeva edhe Lulzim Kuka. Faleminderit Kaçanik për mbështetjen dhe mikpritjen! Së shpejti edhe shumë qytetarë të tjerë do t’i bashkohen Nismës në Kaçanik”, ka thënë Hasani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se sulmet…