Nismës i bashkohet ish themeluesi i AAK-së në Kaçanik

18 qershor 2021 | 15:33

Nismës Socialdemokrate sot i është bashkuar ndër themeluesit e degës së AAK-së në Kaçanik, Berajdin Shehu, me bashkëpunëtorë.

Nisma, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se, “anëtarët më të rinj të familjes sonë politike, Berajdin Shehun dhe bashkëpunëtorët e tij, sot i ka pritur në takim kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të cilëve u ka uruar mirëseardhje në Nismë dhe u ka shprehur gjithë gatishmërinë për t’i përkrahur në këtë rrugëtim politik që do ta bëjmë bashkë nga sot e tutje”.

Limaj gjithashtu, lidhur me këtë aderim ka thënë se, nga sot dega jonë në Kaçanik, do ta ketë shumë më të lehtë, që si ekipë e fuqishme e Nismës, t’i sjellin ndryshimin e shumëpritur qytetarëve dhe qytetit të Kaçanikut.

Edhe Berajdin Shehu, i sapo aderuari në Nismë, i ka ftuar të gjithë ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, t’i bashkohen Nismës dhe të mbështesin sa më shumë jetësimin e politikave të tyre socialdemokrate.

May be an image of 11 people, people standing and indoor

Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka duke e vlerësuar lartë aderimin e Shehut me bashkëpunëtorë, tha se ngjarja e sotme është moment i rëndësishëm për partinë pasi që iu bashkua një personalitet me bagazh intelektual dhe të definuar politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…