Nitaj i AAK-së: Dikush po punon që të bëhet llugë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja

08 prill 2025 | 15:27

Dikush po punon që të bëhet llugë dhe vendi të shkojë prapë në zgjedhje. Kështu ka vlerësuar sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, pas takimit përgatitor për seancën e konstituimin të Kuvendit të Kosovës.

Nitaj ka thënë se konsituimi i Kuvendit duhet një proces i komplikuar.

“Tejet i komplikuar procesi i krijimit të qeverisë. Deri me tani nuk ka shenja se LV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë. Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo. Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, poashtu i komplikuar. Në mbledhjen e sotme me kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar, pasi që të zgjedhen kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë. Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit, të jetë në dorën e Listës Serbe! Krejt po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje!”, ka shkruar Nitaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës së Gjilanit e kënaqur me ecurinë e…