Nitaj, opozitës: Nëse i keni numrat rrëzojeni Qeverinë

04 tetor 2018 | 08:27

Pas dështimeve të disa seancave të jashtëzakonshme të thirrura nga pozita gjatë këtij viti, në emisionin “Click” në RTV 21 u diskutua rreth asaj se sa është funksional Kuvendi.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ftuar në emision tha se nëse opozita i ka numrat le ta rrëzojë Qeverinë.

“Në sekondën që opozita i ka numrat, puna e mbarë, rrëzojeni Qeverinë. Fjalët e tepërta janë fukarallëk, do të thotë kryejeni punën, mos flisni, në momentin që flitet për shembull, ra kuvendi pesë herë, gjashtë herë, shtatë herë, tre muaj po bie qeveria, po bie shumica, atëherë kam përshtypjen që pastaj i humb kuptimi”, ka thënë Nitaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin…