Nitaj: Për nepotizëm, AAK-ja është engjëll në krahasim me të tjerët

18 mars 2019 | 15:52

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka vlerësuar se po bëhet fshatë ndaj AAK-së për nepotizëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është e pandershme që të drejtohet gishti nga AAK-ja për këtë çështje, sepse sipas tij në krahasim më të tjerët kjo parti rezulton të jetë engjëll.

Postimi i plotë i Nitajt:

Nuk po mundem ta kuptoj këtë fushatën që të sulmohen njerëzit që marrin 3-400 euro rrogë me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me te cilin po përballet shteti!
Interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionëshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr një kontratë pune, qoftë edhe të përkohshme me pagë minimale!
Është e pandershme që të drejtohet gishti nga AAK, sepse në krahasim më të tjerët AAK rezulton të jete engjëll.
Por edhe kjo fushatë do të marrë fund dhe unë shpresoj shumë që shpërdorimet të denoncohen në thelb e jo të provohet që të bëhen balanca me shashka!
Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse.
Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjakovës është rikthyer të hënën në Telekomin e…