Një 6-vjeçare nga Kosova vdes në aksident trafiku në Gjermani

30 nëntor 2022 | 16:38

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani të hënën e 28 nëntorit. Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 6 vjeçare nga Kosova. E përveç kësaj edhe dy prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare morën lëndime të rënda trupore.

Rasti i rëndë ka ndodhur në autostradën A 81, në rrethinën e Konstanzës, raportojnë mediet gjermane.

Kjo u konfirmua edhe nga Policia e Konstanzës. Zëdhënësja e policisë Katrin Rosenthal, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se familja janë shtetas të Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se familja janë shtetas të Kosovës”, tha ajo. Sipas raportimeve të medieve ceremonia e varrimit u mbajt sot në orën 14:00 në Sammen të Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Kurti…