Një avion luftarak amerikan rrëzon një objekt të paidentifikuar cilindrik mbi Kanada

12 shkurt 2023 | 15:53

Një avion luftarak amerikan F-22 rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi Kanada të shtunën, goditja e dytë e tillë në dy ditët e fundit, ndërsa Amerika Veriore duket të jetë në gatishmëri të lartë pas ngjarjes me balonën kineze të spiunazhit që tërhoqi vëmendjen globale.

Ende nuk dihet origjina dhe qëllimi i objektit, por ministrja kanadeze e Mbrojtjes tha se hollësitë do të mësohen pasi objekti të rikuperohet dhe analizohet.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau urdhëroi rrëzimin e objektit të paidentifikuar që po fluturonte në hapësirën mbi pjesën veriperëndimore të vendit në orët e para të së shtunës.

Në një postim në “Twitter”, ai tha se operacioni u krye nën Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, një organizatë e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Ai shtoi se një avion luftarak amerikan F-22 goditi me sukses objektin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me…