Një banesë përfshihet nga flakët në Pejë, Policia evakuon disa banorë
21 nëntor 2025
| 08:40
Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Pejë, ndërsa Policia ka evakuuar disa banorë.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot, rreth orës 05:40 Policia është njoftuar se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, në ndërtesën ‘Rokaqielli’ në katin e tetë, një banesë është përfshirë nga zjarri”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se në vend-ngjarje kanë dalë Policia, zjarrfikësit dhe një ekip mjekësore.
Policia bëri të ditur se për shkaqe sigurie disa banorë janë evakuuar.
Gashi theksoi tutje se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.
Në vend-ngjarje janë njësitet kompetente policore.



