Një bankë kosovare alarmon klientët: Nëse iu telefonon dikush mos ia jepni të dhënat bankare

26 janar 2022 | 14:55

Bankat vendore kohëve të fundit kanë ngritur shqetësimin se persona të panjohur po telefonojnë klientët e tyre. Të njëjtit duke u thirrur si persona zyrtarë të bankave po ua kërkojnë qytetarëve të dhënat personale.

Prandaj sot Banka Ekonomike u ka bërë thirrje klientëve të saj të mos i ndajnë informatat personale me askënd.

“Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, mos u ekspozo ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e bankës.

Postimi i plotë i tyre:

Lajmërim i Rëndësishëm ⚠️

Në kuadër të ngritjes së vetëdijes së klientëve tonë përballë mashtruesve të ndryshëm, Banka Ekonomike ju rikujton për kujdesin e shtuar që duhet të keni gjatë komunikimit tuaj. Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, mos u ekspozo ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera (si p.sh. Viber, Whatsapp, Telegram, Signal, etj.)

Numrin e llogarisë bankare (IBAN),

Numrin e kartelës bankare (PAN),

PIN-in e kartelës bankare,

Numrin 3-shifror të sigurisë prapa kartelës (CVV),

Fjalëkalimin e E-Banking,

Kodin 7-shifror për E-Banking që ju dërgohet përmes SMS (OTP),

Foton e ID-së  tuaj,

Foton e kartelës tuaj.

Nëse pranoni thirrje të ngjashme (që mund të paraqiten edhe si punonjës të Bankës), luteni që të mos jepni informatat e sipërpërmendura.

Kanalet zyrtare të komunikimit janë:

? www.bekonomike.com

?  Facebook: Banka Ekonomike

?Instagram: Banka Ekonomike

? Tel: 038 500 500 & 049 733 322

?E-mail: [email protected]; [email protected]

? Fizikisht: Përmes degëve

Banka Ekonomike

20 vite – Besim dhe Partneritet

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca Privacy in Digital Age mbledh për vitin e tretë…