Një burrë ia ofendon gruan, Trudeau ia kthen në mënyrë epike (Video)

15 shtator 2021 | 11:51

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i është kundërpërgjigjur shpejt një burri, i cili e ka penguar përderisa po bëhej gati për të dhënë një intervistë në mjedis të hapur.

Trudeau ishte duke u përgatitur për një paraqitje para kamerës, kur një burrë filloi t’i fliste nga larg me gjuhë fyese. Ndonëse fillimisht e ka injoruar, Trudeau nuk ka qëndruar i heshtur, kur burri ia ka ofenduar bashkëshorten.

Burri madje e ka kërcënuar kryeministrin kanadez, duke i thënë: “Eja, ja ku jam. Q***! Ti jashtëqitje pulash! Ku është gruaja jote? Kam dëgjuar se është lav***”.

Pas kësaj, Trudeau ia ka kthyer në këtë mënyrë: “A nuk ka ndonjë spital ku do të duhej të shkoje në këto momente?”, shkruan “Independent”.

Ndryshe, Trudeau ka pësuar rënie të përkrahjes në anketa para zgjedhjeve dhe pushteti i rrezikohet nga kandidati konservator i opozitës, Erin O’Toole.

Protestuesit kundër vaksinave për Covid-19 janë shfaqur në shumë tubime të fushatës së kryeministrit. Ata po i kundërshtojnë masat e rrepta për vaksinim. Në Kanada, shërbyesit publikë, punëtorët e transportit dhe udhëtarët duhet të vaksinohen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë dy…