Një çift jetoi në një hotel me 5 yje në Gjermani falas prej vitesh, zbuloni se si ia dolën

30 maj 2023 | 13:38

Një çift i martuar dhe qeni i tyre jetuan falas në një hotel për dy vjet. Ishte bukur për aq sa zgjati, por si çdo mashtrim, edhe ky doli në shesh.

Nga mesi i vitit 2019 deri në vitin 2021, çifti dhe kafsha e tyre kanë qëndruar në një hotel me pesë yje në Gjermani pa paguar asnjë natë të vetme.

Tani burri 60-vjeç duhet të përgjigjet përpara gjykatës së qarkut në Wiesbaden për mashtrim të rëndë. Shpenzimet e akomodimit arritën në 140,000 euro. Burri ka paguar faturat e para prej rreth 5600 euro, pas së cilës i ka lënë të hapura të gjitha faturat e tjera.

Një punonjës hoteli tha se burri prej kohësh ankohej shpesh për mangësi të ndryshme. Dyshohet se në dhomën e tij kishte buburreca, arra ishin të kalbura dhe gruaja e të akuzuarit gjeti një krimb në sallatë. Përveç kësaj, i akuzuari pohoi se vuante nga kanceri dhe po trajtohej në Wiesbaden.

Burrit iu ndalua hyrja në hotel vetëm pasi u ndryshua menaxhimi i hotelit, kur u zbulua se ata jetonin pa pagesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sërgjan Millosavleviq, nga partia më e madhe e serbëve në…