Një dasmë si kjo, e paparë

08 dhjetor 2020 | 08:08

Duhet të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, por Covidi i prishi gjithçka.

 

Mëngjesin e dasmës së tyre nusja iu nënshtrua testimit dhe pasi rezultoi pozitive me Sars Cov-2 u dërgua në një qendër karantinimi me zemër të thyer dhe lot në sy.

 

Por kjo gjë nuk e ndaloi babanë e saj dhe dhëndrin ta bënin surprizën më të bukur.

 

Menjëherë ata morën masa dhe çifti i ri bëri betimet e shenjta të dashurisë së përjetshme në një ceremoni ku u shfaqën jo me veshjet e zakonshme për një ngjarje të tillë, por me pajisje për mbrojtjen personale që vishen zakonisht në spitale.

 

Ceremonia u zhvillua në masa shumë të forta sigurie dhe kontrolli nga stafi mjekësor dhe autoritetet lokale dhe të ftuarit e vetëm ishin prindërit e nuses dhe prifti, të cilët, gjithashtu, kishin veshur të njëjtën uniformë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Komuna e Prishtinës po vazhdon asfaltimin e disa rrugëve…