Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje viziton BIK-un

11 gusht 2019 | 15:18

Një delegacion nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, Grupi Parlamentar, dhe Qendra e Prishtinës vizituan sot Qendrën e Bashkësisë Islame të Kosovës për ta uruar festën e Kurban Bajramit dhe për të përcjellë bashkë me udhëheqësit e BIK-ut mesazhin e kësaj feste që lidhet me sakrificën dhe me solidaritetin.

“Sakrifica dhe solidariteti bëjnë që një shoqëri ta garantoj ecjen para si dhe qëndrueshmërinë e saj. Nuk mund të ketë ecje para pa sakrificë, e poashtu, është vështirë të ketë qëndrueshmëri pa një barazi që lidhet ngushtë me solidaritetin”, ka thënë Liburn Aliu në fjalën e tij, duke uruar kthim të shëndoshë të besimtarëve që kanë shkuar sivjet në Haxh, dhe duke ua uruar besimtarëve mysliman kudo në botë, Festën e Kurban Bajramit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke festuar festën e…