Një ditë pas luftës

13 maj 08:03

Poezi nga: Jotamario Arbelaez
Përktheu: Aurel Plasari

Një ditë pas luftës
nëse ka luftë
nëse pas luftës ka një ditë
do të të marr ndër krahë
një ditë pas luftës
nëse ka luftë
nëse pas luftës ka një ditë
nëse pas luftës kam krahë
do të të bëj dashuri gjithë dashuri
një ditë pas luftës
nëse ka luftë
nëse pas luftës ka një ditë
nëse pas luftës ka dashuri
dhe nëse ka me çfarë të bëhet dashuri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla do të mbajë…