Ministrja Gërvalla mban sot konferencë për medie

13 maj 2022 | 08:02

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla do të mbajë sot konferencë për media.

Ajo do të flasë lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Konferenca nis në ora 16:00.

Kosova dje aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, organizatën më të lartë të të drejtave të njeriut në kontinent.

Këshilli, i cili ka 46 vende anëtare, tashmë ka një zyrë në Kosovë për të ndihmuar me reformat demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria finlandeze po planifikon të dielën të propozojë anëtarësimin e…