Një e vdekur dhe një e lënduar rëndë në një aksident trafiku në Malishevë

17 nëntor 2018 | 21:52

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Malishevë, ku për pasojë një grua ka humbur jetën, ndërsa një tjetër gjendet në gjendje të rëndë. Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora e ka konfirmuar rastin.

“Nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë Bajgora për ‘Express’.

Ai ka thënë se mostra e të ndjerës është duke u trajtuar nga mjekët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është duke e humbur ndeshjen ndaj Skocisë, në Ligën…