Një fabrikë nga Maqedonia synon tregun e Kosovës me produkte ekskluzive alumini, Shahini i uron mirëseardhje

30 korrik 2025 | 09:30

Në ambientet e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), të hënën u mbajt një takim i rëndësishëm mes kryetarit të AKB-së, Agim Shahini dhe Sami Mustafa, pronar i fabrikës “Ambrella” nga Kumanova, e cila prodhon roleta ekskluzive nga alumini me materiale të certifikuara 100% zvicerane, gjermane dhe italiane.

Takimit i është bashkuar edhe anëtari i Bordit të AKB-së, z. Shkëlzen Jusaj, ku u diskutua konkretisht mundësia që produktet e kësaj kompanie së shpejti të jenë të pranishme edhe në tregun e Kosovës, duke u bërë pjesë e komunitetit të bizneseve vendore dhe njëkohësisht anëtare e AKB-së.

Sami Mustafa theksoi se produktet e “Ambrella” janë ekskluzive, të certifikuara, të pajisura me mekanizma digjitalë dhe me garanci deri në 10 vjet. Ai shtoi se Kosova po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një treg tërheqës për produkte të qëndrueshme dhe moderne, për shkak të zhvillimit të hovshëm të sektorit të ndërtimit.

“Kosova nuk është më një treg emergjent, por një treg me kërkesa të larta për cilësi dhe ekskluzivitet. Kjo e bën vendin tuaj një mundësi serioze për prodhues si ne,” u shpreh Mustafa.

Nga ana tjetër, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, u shpreh se Kosova dhe AKB do të jenë gjithmonë derë e hapur për prodhues serioz që promovojnë cilësinë dhe inovacionin.

“Mirë se vini në Kosovë me produktet tuaja dhe mirë se vini në AKB,” tha në fund z. Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në 24-vjetorin e…