Një fallxhore parashikoi divorcin e Princ Lekës dhe Elia Zaharisë

19 janar 2024 | 16:24

Një fallxhore parashikoi se një çift mbretëror do të divorcohej në vitin 2024 dhe ata që menduan se ishte për Princin Harry dhe Meghan Markle, gabuan.

Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha Elia njoftuan se do të ndaheshin të hënën pas shtatë vitesh martesë duke dalë në parashikimin e fallxhores Sally Morgan.

“Një fallxhore pretendoi se një çift mbretëror do të shkonte drejt divorcit në vitin 2024, sipas Neës International. Megjithatë nuk ishin Duka dhe Dukesha e Sussex, por Princi i Kurrorës së Shqipërisë”, thuhet në shkrim”, shkruan New York Post.

Prestigjiozja amerikane ka shkruar edhe për daljen e tij të parë publike që nga njoftimi i divorcit nga princesha e kurorës Elia Zaharia.

“Mbreti 41-vjeçar doli të martën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të bërë një vizitë në statujën e Mbretëreshës Geraldinë. Në ceremoni, Princit iu bashkua Péter Sztáray, Ministri i Shtetit për Politikën e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë. Dalja erdhi vetëm një ditë pas njoftimit të divorcit të Lekës që u shpërnda në rrjetet sociale”.

“Mbreti u shfaq në humor të mirë dhe buzëqeshi teksa pozonte për foto me disa personalitete shqiptare në këtë event”-thuhet më tej.

Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi futbollistik Hajduk Split, ka njoftuar me goditjen e këtij…