Një foshnje e posalindur diagnostikohet me koronavirusin e ri

06 shkurt 2020 | 10:18

Një foshnje në Kinë u diagnostifikua me koronavirusin vetëm 30 orë pas lindjes.

Foshnja lindi më 2 shkurt në qytetin Vuhan, ku mendohet të jetë epiqendra e virusit.

Nëna e foshnjës ishte e infektuar përpara se të lindte.

Mbetet e paqartë nëse sëmundja u transmetua të foshnja para apo pas lindjes.

“Kjo na kujton t’i kushtojmë vëmendje transmetimit të virusit nga nëna te fëmija”, tha për Reuters, mjeku kryesor i departamentit të mjekësisë neonatale në Vuhan, Zeng Lingkong.

Deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 563 njerëz dhe janë infektuar rreth 28.000 të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar sekretarin…