Prishtinë: Nën kërcënimin e armës plaçkitet ‘’Western Union’’

18 dhjetor 2020 | 22:12

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një nga filialet e “Western Unionit”.

Mësohet se filiali i kësaj banke në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, është grabitur nga dy persona të armatosur.

Nga ky institucion kanë treguar se plaçkitësit nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin nga arka vetëm monedha të imta.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka treguar për gazetën Epoka e re”, se plaçkitësit kishin me vete armë të shkurtë dhe thikë.

Të njëjtit kanë ikur për Breg të Diellit dhe s’është raportuar për të lënduar. “Rreth orës 18:35 është marr një informatë se në Rr. “Eqrem Qabej” në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje, ku dyshohet se grabitësit nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin nga arka monedha të imta. Sipas informatave, njeri nga të dyshuarit në dorë ka pasur një armë të shkurtër dhe tjetri një thikë, kishin te veshura trenerka ngjyre të mbyllur dhe maska anti-covid dhe kanë ikur drejtim të Bregut Diellit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit relevante dhe po merren me rastin”, u shpreh Hoxha.

A.M/ Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti! Emblema  më e shquar…