Një grua bën vetëvrasje në Gjakovë

11 prill 2022 | 16:33

Një grua në Gjakovë ka bërë vetëvrasje. Rastin e ka bërë të ditur Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas Gjurkajt gruaja e ka varur vetën në banjon e banesës së saj, dhe se e njëjta se aktin e vetëvrasjes dyshohet se e kreu me një shall.

“Sot me date 11.04.2022 rreth orës 11:00 Stacioni policor ne Gjakovë ka pranuar njoftim se ne rrugën “Marin Barleti” është gjetur nga familjaret një person i gjinisë femërore e varur ne banjën e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekja e viktimës e cila aktin e vetëvrasjes dyshohet ta ketë kryer duke u varur me një shall”, deklaori Gjurkaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përgjegjëse për ta hetuar rastin dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe njësia e hetimeve rajonale ndërsa prokurori kujdestare ka urdhëruar që trupi i pa jete i viktimës të dërgohet ne IML për oduksion”, tha Gjurkaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi francez France24, ka publikuar rezultatin final të zgjedhjeve presidencial…