
Një grua gjendet e vdekur në oborrin e QKUK, Policia: Ka elemente që sugjerojnë për…
Në oborrin e QKUK-së sonte është gjetur një person pa shenja jete. Trupi ka qenë në një nga objektet që janë në ndërtim e sipër.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai konfirmoi rastin dhe tha se viktima i takon moshës rreth 40-vjeç. Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët emergjent.
“Rreth orës 20:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në një objekt në ndërtim e sipër brenda oborrit të QKUK-së, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, trupi i viktimës, femër, rreth 40 vjeç është pa shenja jete.
Zëdhënësi i PK-së tha se bazuar në informacionet e para, ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.
“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po analizon të gjitha rrethanat e kësaj ngjarje”, tha Borovci për lajmi.net.