Një grua ushtron dhunë ndaj prindërve të burrit në Prizren, dërgohet në polici

18 prill 11:58

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur të dielën rreth orës 13:30 në Prizren.

Policia njofton se ka shoqëruar në stacionin policor një grua e cila dyshohet se ka probleme psikike, pasi e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të burrit të saj.
“Prizren 17.04.2022 – 13:30. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare (dyshohet me probleme psikike), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të burrit-viktimave kosovarë . Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një episod i pazakontë ka ndodhur në La Liga 2…