Një i moshuar digjet brenda veturës së tij në Leshan të Suahrekës

04 maj 2025 | 19:07

M.G., 82-vjeçar, është gjendur tërësisht i djegur nga zjarri përbrenda një veture në Leshan të Suharekës, tek vendi i quajtur “Tuma”.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 04/05/2025, rreth orë 14:24 një përson nëpërmes telefonit ka raportuar policin se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’’Tuma’’ është duke u djegur një vetur dhe mbrenda veturës gjindet një person i mbuluar nga flaket e zjarrit.

Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte mbrenda automjetit të tij ishte përfshirë tërsisht nga zjarri, me atë rast përsoni i cili kishte mbetur mbrenda ishte i djegur tërsisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”, tha Bytyqi.

Rasti po hetohet si “hetim i vdekjes” nga policia në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Lezha tha se një…