Një i paraburgosur arratiset nga Klinika Ortopedike e SHSKUK-së

24 maj 2019 | 09:38

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar  se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika Ortopedike e SHSKUK-së, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar.

“I njëjti ishte nën masën e paraburgimit për Veprën Penale, Tentim Vrasje.

Për këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar”, është thënë në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

SHKK-ja ka theksuar se po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme, si shkak i mungesës së dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin…