Një i shëruar dhe 7 raste të reja me covid sot në Malishevë

05 prill 2021 | 16:39

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 7 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin emergjent komunal, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 967 raste, prej tyre 842 janë shëruar, 48 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 77 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për medie…