Një i shëruar dhe asnjë rast i ri me Covid sot në Malishevë

30 maj 2021 | 16:16

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga Covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 1119 raste, prej tyre 1062 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 7 rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar për parashikimin e…