Një i vdekur dhe 11 raste të reja me Covid-19

06 qershor 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes nga Covid-19.

Duke iu referuar raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, MSh-ja ka treguar se gjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar 11 raste të reja me Covid.

“Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054. Në total numri i rasteve aktive është 1.198”, është thënë në njoftimin e MSh-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka vazhduar edhe të dielën.…