Një i vdekur dhe 15 të plagosur nga një shpërthim në Gjermani

13 dhjetor 2019 | 14:39

Policia gjermane ka bërë me dije se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ka ndodhur një shpërthim, i cili ka lënë të vrarë një person dhe të paktën 15 të lënduar.

Incidenti ka ndodhur në qytetin lindor gjerman të Blankenburgut.

Viktima besohej se ishte një 78-vjeçar, i cili e kishte marrë me qira pronën ku u gjetën materialet e ndezshme.

Dhjetëra policë dhe shërbimet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediet lokale.

Sipas policisë, dyshohet se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombolë.

Zona përreth incidentit është izoluar dhe banorët në afërsi janë evakuuar, duke përfshirë edhe fëmijët në një çerdhe lokale. Asnjëri nga fëmijët nuk është lënduar, ka thënë policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar…