Një i vdekur dhe 2.957 raste të reja me Covid

23 janar 2022 | 15:27

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes nga koronavirusi.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar 2.957 raste të reja me Covid.

“Nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes. Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705. Në total numri i rasteve aktive është 17.743”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar Qeverinë për vendosjen…