
Një i vdekur dhe një e lënduar në Korishë të Prizrenit
19 korrik 2020
| 22:42
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve të Aeronautikës (KHAIA), Mirsim Beqiri, ka bërë me dije për “Epokën e re” se sot në Korishë të Prizrenit dy persona janë përplasur mes vete derisa ishin duke fluturuar me paragllajd, një 26-vjeçar ka vdekur, kurse një femër 23-vjeçare është lënduar.
Ky incident ka ndodhur sot në orën 14:00.
Sipas Beqirit, ekpiet e KHAIA-s dhe policisë ende janë në vendin e ngjarjes.
“Ende jemi në terren me ekipet hetuese të policisë së Prizrenit”, ka thënë Beqiri.
(M.Q / Epoka e re)