“Një infermiere seksi, do zbulojë shumë fantazi”/ Olsa Muhameti flet për sezonin e ri të “Për’puthen”

06 shtator 2021 | 14:57

Programi që theu çdo rekord audience televizive, “Për’puthen”, do të rikthehet ditën e sotme në ekranin e Top Channel në orën 18:15. Formacioni do të jetë i njëjtë dhe pritet që ky sezon të jetë i zjarrtë.

Javën e parë të reality show-t, publiku do të njihet me 5 vajzat dhe 16 djemtë, të cilët do të ulen në karriget e beqarëve. Ata janë bërë pjesë e programit për të gjetur dashurinë e tyre, e gjithashtu për të provuar edhe një eksperiencë të jashtëzakonshme televizive!

Ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Breaking” autorja e programit që në ditën e parë gozhdoi para ekranit publikun, Olsa Muhameti.

Olsa zbuloi disa detaje rreth sezonit të ri të “Për’puthen”, ku u shpreh se në javën e dytë do të nisin takimet e para jashtë. Ajo shtoi se këtë javë “konkurrentët nuk do të jenë të qetë”.

Autorja e programit tregoi gjithashtu se konkurrentet janë nga vende të ndryshme.

“Janë djem që jetojnë në Zvicër, Gjermania, është një djalë i Mitrovicës që vjen nga Nju Jork, Kemi një djalë Presheve që vjen në Për’puthen. Nga Maqedonia e Veriut mungojnë konkurrentët, por edhe mund të kemi në ditën në vijim”, tha Muhameti.

Njëkohësisht, Olsa u bëri thirrje të gjitha vajzave nga Kosova që të aplikojnë që të bëhen pjesë e emisionit, që të gjejnë dashurinë e tyre.

Ndërsa e pyetur në lidhje me profesionet e konkurrentëve, autorja e “Për’puthen” tregoi se kemi një infermiere.

“Një infermiere, seksi, që do të zbulojë shumë fantazi. Kemi edhe një ndryshim formule, nuk prezantojmë vajzat në fillim, por djemtë hap pas hapi, se janë më të shumtë në numër që të njihen”, zbuloi Olsa.

“Një infermiere seksi, do zbulojë shumë fantazi”/“Një infermiere seksi, do zbulojë shumë fantazi”/“Një infermiere seksi, do zbulojë shumë fantazi”/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht, ndërsa pagat…