Një kosovar doli vullnetar për vaksinën anti-Covid: Vendosa ta merrja pasi më vdiq nëna e babai

01 dhjetor 2020 | 18:08

Imer Shehu është një nga tre shqiptarët që ka marrë vaksinën anti-COVID, e cila është në fazën e fundit para lansimit për masën e gjerë.

Ai tha se vendosi të pranojë vaksinën që është në fazën finale testuese, pasi nëna dhe babai i vdiqën si pasojë e koronavirusit.

Në Britani të Madhe u bë testimi i vaksinës së zhvilluar nga universiteti Oxford, me 10.000 vullnetarë, e ndër ta ishte edhe Shehu, që vjen nga Kosova.

“Kam pasur frikë, por kur më vdiq babai dhe nëna thashë pse unë të rri duarkryq, ma kanë bërë në krah 9vaksinën). Kjo është vaksina e parë, vaksina e dytë është ajo që do të bëjmë gjithë jetën. Atë vaksinë fillimisht duhet ta marrin ushtria, mjekët. Unë e kam kaluar COVID-in, por kisha frikë mos infektohesha dy herë. Unë bëj jetë mesatare dhe mbijetoj këtu në Londër, por s’do rrezikoja familjen time”, tha ai, përcjell Tch.

Mjeku Edmond Stojku foli për këtë vaksinë. Ai tha se ajo përmban virusin e zbutur dhe futet në trup për të krijuar antitrupat. Sipas tij, kush e ka kaluar nuk ka nevojë të vaksinohet sepse trupi i ka krijuar antitrupat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth seancës dëgjimore…