Një kosovar vdes në vendin e punës në Itali

28 mars 2024 | 11:59

Një qytetar nga Kosova ka vdekur në vendin e punës në Itali.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës, i cili duke përdorur një vinç të vogël, duke lëvizur paletat, ngarkesa që peshonte mbi një ton i ra përmbi, duke e lënë të vdekur.

Siç raportojnë mediet italiane, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe autoambulanca, por që s’kanë mundur të bëjnë asgjë.

Prokuroria thuhet se ka hapur një hetim në lidhje me këtë, teksa kanë sekuestruar zonën e kantierit, vinçin dhe paletat.

Viktima është Nazmi Morina, i cili kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Brescias: këtu kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë Republika e…