NJË LIBËR QË TRONDIT NDËRGJEGJEN E EUROPËS
Ezio Gavazzeni – Snajperët e Fundjavës-Investigim mbi gjuetinë e njerëzve në Sarajevë
Çfarë nëse, gjatë rrethimit të Sarajevës, njerëzit nuk vriteshin vetëm nga urrejtja e luftës, por edhe për argëtim?
Në këtë libër tronditës, gazetari dhe investiguesi italian Ezio Gavazzeni hedh dritë mbi një nga akuzat më të errëta dhe më pak të njohura të luftës në Bosnjë: fenomenin e ashtuquajtur “Sarajevo Safari”, ku sipas dëshmive të mbledhura, persona të pasur nga vende të ndryshme perëndimore paguanin shuma të mëdha për të qëlluar civilë të pafajshëm gjatë rrethimit të qytetit.
Për vite me radhë kjo histori mbeti në hije. Gavazzeni kaloi vite duke mbledhur dëshmi, dokumente dhe rrëfime të dëshmitarëve, duke sjellë në publik një temë që deri atëherë ishte trajtuar vetëm në mënyrë fragmentare. Publikimi i këtij investigimi ka rikthyer debatin publik dhe ka nxitur kërkesa për verifikime të reja dhe hetime mbi ngjarjet e asaj periudhe.
Ezio Gavazzeni është një gazetar dhe editor italian me përvojë të gjatë në botën e botimeve dhe investigimit. Ai njihet për qasjen e tij të kujdesshme ndaj burimeve dhe për trajtimin e temave të ndjeshme historike e kriminale. Me “Snajperët e Fundjavës”, ai sjell një rrëfim që sfidon narrativat e zakonshme të luftës dhe ngre pyetje të vështira mbi përgjegjësinë, moralin dhe drejtësinë.
Cmimi: 15 Euro
Transporti falas



