Një lirikë premtuese

18 gusht 2020 | 11:42

Mergim Bekteshi-

Shkrimtari i njohur Franz Kafka pati thënë: ‘’ Zoti t’i jep arrat, por nuk t’i thyen ato’’, një përpjekje për të sfiduar një thënie të ngjashme është Mirvete Gashi e cila duke shfrytëzuar kohën e pandemisë arriti të botoi veprën e parë me poezi ‘’Ti vjen për mua’’ me gjithsej 94 poezi të ndara në katër cikle botuar nga Shtëpia Botuese ‘’Shkrola’’. Ajo studimet themelore ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik po ashtu edhe studimet master po në këtë drejtim.

Mirvete Gashi përkundër studimeve nga fusha ekonomike dhe financiare, ajo ka një konsekuencë për poezinë të cilën e kultivojë që nga rinia në gazetat dhe revistat e kohës duke finalizuar me një përmbledhje të botuar tash nëvitin 2020, për të vënë para lexuesve idetë, përpëlitjet, frymëzimin plot me ofshamë, duke mos ikur nga ekzistencializmi, dhe shpesh duke u ndeshur me realitetin me përpjekje të imagjinatave.

Tendenca e poetes nuk reflekton numra dhe nocione ekonomike, por ballafaqimin e njeriut me jetën, sfidat mbi të cilat njeriu atakohet shpeshherë kapërcyell drejt cakut, finales, dritës në fundin e tunelit. Të gjitha këto vargëzime kanë një konsekuencë, relativisht me dimensione të ndryshme që autorja mundohet ti realizoj me mjeshtri me shpresën e rimëkëmbjes, që gjenden edhe tek fusha ekonomike. Por në këtë pikë ajo ndërron trajtën duke i dhënë vargut një qasje më shpirtërore se sa enumeracione apo trajtesa ekonomike.

Struktura dhe narracioni i poezisë është i natyrës bashkëkohore, një rrjedhje e lirë e fjalës shqipe duke mos mbetur peng në rimën, metrikën, por duke ruajtur mendimin dhe porosinë esenciale të shqipes standarde. Në këtë pikë ajo vërehet se ka një njohuri të bollshme për gjuhën shqipe të kamotshme e cila e plotëson në varg duke mos i mbetur borxh për as një fjalë të vetme.

Libri i ndarë në katër cikle fillon me poezinë ‘’Karvani i lirisë’’ poezi e ndarë nga katër ciklet ku poetja përshkruan protestën studentore në Velani të Prishtinës e cila u përgjak nga aparteidi, pesha poetike e vargut shpërfaq ‘’robërinë’’ e cila ishte pengesë për jetësimin e shumë ëndrrave të shqiptarëve në ish Jugosllavi .

Cikli i parë fillon ‘’Zog i vetmuar’’ një shtegtim i poetes që sfidon relativen, për vitet e hidhura, përgjumjen, humbësin, kotësinë, mallëngjimet e përditshme, gjurmë të së kaluarës etj. Në ciklin e dytë ‘’Ti vjen për mua’’ që titullohet edhe libri është lirika më premtuese. Në këtë pjesë kemi pritjet, personat e spikatur, koha e premtuar, e ardhmja e sfilitur që shoqërohet me dhembje dhe plot poezi që përbëjnë edhe numrin më të madh të poezive.

Në ciklin e tretë ‘’Jam me fat’’ është një natyrë tjetër e poezive që shoqërohet me një dozë të kujdesur optimizmi por që haperonë herë pas herë në varg me figurativ, imagjinatë personifikimi kundruall dëshirës relative. Ndërsa cikli katërt ‘’Ora ime’’ kemi poezitë e përziera me karaktere të ndryshme por sugjestionohen nga matja kohore, apo fusha magnetike. Me këtë përmbledhje të poezive  Mirvete Gashi është një poete premtuese e cila vë në qendër talentin e saj plot ngrohtësi ndaj vargut shqipes, lirikë premtuese dhe me domethënie kohore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Mërgim Vojvoda, pritet…