Vojvoda do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Atalantën

18 gusht 2020 | 11:39

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Mërgim Vojvoda, pritet ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit italian.

Eksperti i transferimeve të Serisë A, Nicholo Schira, raporton për një marrëveshje të arritur mes Atalantës dhe Vojvodës. Klubi italian tani i duhet ta finalizojë marrëveshjen me belgët e Standard Liege, me bisedimet që duket të kenë avancuar. Raportohet se skuadra e Serisë A ka rënë dakord ta paguajë shumën prej 6 milionë eurove, të kërkuara nga Liege.

Mbrojtësi nga Kosova do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare. Vojvoda është pjesë e Standardit që nga viti 2019, kur ishte transferuar nga Mouscron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me Bordin këshillëdhënës…