Një muaj paraburgim ndaj tre personave që dyshohen për falsifikim të parasë

05 prill 2021 | 15:03

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit të miturve L.SH dhe E.M. pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë. Masën të njëjtë i ka caktuar edhe G.M për veprën falsifikim i parasë.

Të miturit më 4 prill kishin marrë një pako të dërguar nga O.K nga Turqia ku ishin të vendosura kartëmonedhat falsë në shumë prej 3750.000 euro. Policia ka kryer kontroll të shtëpisë tek i mituri E.M dhe G.M. ku janë gjetur kartëmonedhat.

“Gjyqtarja e procedurë në Departamentin për të Mitur, ka vlerësuar se të miturit e L.Sh., dhe E.M., dyshohet se kanë kryer veprën penale me peshë shumë të rëndë, shuma shumë e madhe e parave të falsifikuara që të miturit së bashku me personin madhor të pandehurin G.M., planifikonin ta vënin në qarkullim, andaj gjyqtarja e procedurës ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar me ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të sigurojë zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore- përgatitore dhe sigurimin e prezencës së të miturve në këtë procedurë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, është shumë pranë rinovimit me…