Një orë para se të votohet Qeveria e re, Kurti thërret mbledhjen e Qeverisë

03 qershor 2020 | 09:13

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur mbledhje të Qeverisë.

Pavarësisht se sot pritet votimi i Qeverisë së re, asaj Hoti, Kurti nga ora 10:00 ka thirrur mbledhje të Qeverisë.

Njoftimi i plotë i lëshuar për media:

“NJOFTIM PËR MEDIA
Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 03.06.2020

1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:00

Ndryshe, seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Hoti do të filloj nga ora 11:00.

Vetëvendosje formimin e Qeverisë Hoti po e quan antikushtetuese dhe vjedhje të fitores së saj, duke paralajmëruar protesta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë hodhi poshtë zërat se koronavirusi është…