Një pacient në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit në Kosovë, të tjerët janë mirë

30 mars 2020 | 12:33

Deri në këto momente 37 persona të infektuar me koronavirus apo Covid-19, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Nga këta, 32 persona janë në gjendje stabile. Ndërkohë 5 të tjerë, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe kanë nevojë për oksiogjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së.

Ndërkohë, mjekët e kësaj klinike janë në pritje të rezultateve edhe për 8 raste të tjera të cilat do të testohen.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot më 30 mars 2020 janë duke u trajtuar 37 pacientë të prekur nga Covid-19. 32 të sëmurë janë në gjendje stabile,  5 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi, njëri prej të cilëve është duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv të Klinikës Infektive. Klinika është në pritje të rezultateve për 8 raste të tjera të cilat do të testohen”, është thënë në njoftimin e mjekëve të Klinikës Infektive të QKUK-së.

Megjithëkëtë, sipas këtyre mjekëve, sa i përket stafit të Klinikës Infektive, përpos infermieres së infektuar me Covid19 dhe e cila është në gjendje të përmirësuar dhe e vetizoluar në shtëpi, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Por disa pjesëtarë të stafit janë testuar për Covid-19 dhe që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë dje ka konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirusin e ri, duke e quar në 94 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Real Madridit dhe njëri nga mbrojtësit më të…