
Një person bie nga objekti afër ndërtesës 40 katëshe
19 shkurt 2021
| 11:28
Një person (punëtor) ka rënë nga një ndërtesë afër objektit të 40 katëshes në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, raporton “Epoka e re”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dekleuar për gazetën “Epoka e re”, se në vend të ngjarjes kanë dalë menjëherë policia të cilët po merren rastin.
“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tregoi Borovci.