Vatikan: Kush refuzon marrjen e vaksinës mund të pushohet nga puna

19 shkurt 2021 | 11:27

Vaksina e Covid-19 ka mbërritur dhe në Vatikan. Punonjësit e selisë së shenjtë tashmë janë mes një zgjedhje të bëjnë vaksinën apo të humbasin punën.

Në një dekret të nënshkruar nga Kardinali Giuseppe Bertello, guvernatori i Shtetit të Qytetit të Vatikanit, thuhet se ata punonjës që refuzojnë vaksinën pa arsye të ligjshme shëndetësore mund të transferohen në një pozicion tjetër ose madje mund të përfundojnë dhe pa punë.

Dekreti i referohet një ligji të Vatikanit,  i cili thotë se punonjësit që refuzojnë t’i nënshtrohen kontrolleve shëndetësore parandaluese mund të humbasin përgjithmonë punën e tyre.

Po ashtu dekreti  argumenton se vaksinimi për Covid-19 është një “vendim i përgjegjshëm” sepse “refuzimi i vaksinës përbën një rrezik për të tjerët“.

Papa Françesku, i cili ka marrë vaksinën, ka folur publikisht në favor të vaksinimeve. “Unë besoj se të gjithë duhet të marrin vaksinën. Nuk është një zgjedhje, sepse nuk rrezikoni vetëm jetën tuaj por dhe jetën e të tjerëve”, ka thënë Papa.

Vatikani filloi vaksinimin e punonjësve dhe familjeve të tyre në 13 Janar. Më pak se një mijë njerëz jetojnë aktualisht në Qytetin e Vatikanit dhe procesi i vaksinimit mendohet se do të përfundojë shpejt./tvklan.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Memphis Depay ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lyonin…