Një person gjendet pa shenja jete në Deçan

01 qershor 2022 | 15:59

Një person është gjetur pa shenja jete sot në komunën e Deçanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:30 të mëngjesit policia ka pranuar informatën nga familjarët e viktimës se kanë gjetur pa shenja jete djalin e tyre. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi. Gashi ka shtuar se është njoftuar edhe Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza do të…