Një person humb jetën në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

18 gusht 2019 | 14:39

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar, nga një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një person (femër/viti i lindjes 2002) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Policia është duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ky aksident trafiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.…