Një person me të meta psikike dhunon një të mitur në Ferizaj

16 maj 2023 | 08:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se ka dhunuar një mashkull të mitur.

Siç njofton Policia, i dyshuari është me të meta psikike.

Rasti ka ndodhur më 12 maj rreth orës 18:40.

“Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në Itali ka vdekur pasi i kaloi 31…