Një punonjës i administratës së Postës i prekur nga COVID -19

06 qershor 2020 | 21:51

Në administratën qendrore të Postës së Kosovës, kemi një punonjës të prekur nga COVID -19, nga pasdita e djeshme, i cili pasi ka rezultuar pozitiv ka njoftuar kolegët e punës dhe tani ndodhet në vetizolim në shtëpinë e tij.

 “Të gjithë kolegët e tij të punës kanë kryer mbrëmë dhe sot në mëngjes kontrollat shëndetësore dhe sipas rekomandimeve të mjekëve, ata janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre, konform rregullave dhe udhëzimeve të IKSHPK-së. Sigurojmë qytetarët se asnjë punonjës yni nëpër zyrat postare nuk është i prekur nga ky virus, prandaj jeni të mirëseardhur që të kryeni shërbiet tuaja si çdo herë tjetër në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, duke respektuar rregullat e përgjithshme në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës. (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti kosovar, Mehmet Hetemaj, e ka shpëtuar një djalosh dhjetëvjeçar,…